Zeqirija Ibrahimi është zgjedhur kryetar i Alternativës në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë që u mbajt në Kumanovë.
Thirrja e kongresit erdhi pas dorëheqjes së Afrim Gashit nga pozita e kryetarit dhe zgjedhja e tij për kryetar të Kuvendit.
Ibrahimi ishte kandidati potencial për të kryesuar Alternativën e cila aktualisht është pjesë e koalicionit VLEN.
Në fund të muajit maj, pas dorëheqjes së Gashit, për ushtrues detyre i kryetarit të Alternativës u caktua Bekim Sali.