Zekolli: Po realizojmë 6 projekte në Studiçan në vlerë prej rreth 3 milionë euro!

1 Min. Leximi

Zv/ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Kaltrina Zekolli ka njoftuar se sot kanë qëndruar në Studeniçan për të inspektuar projektet infrastrukturore që janë realizuar dhe që po zhvillohen aktualisht.
“Bashkë me kandidatin për kryetar komune nga radhët e VLEN, z. Sedat Bislimi, vizituam disa prej investimeve më të rëndësishme për këtë komunë:
ndërtimin e plotë të rrugës në fshatin Batincë,
ndërtimin e urës së re në rrugën e fshatit Cvetovë,
si dhe punimet në rrugën e Ujit të Kuq.
Këto projekte kanë qenë të domosdoshme për banorët e kësaj zone për vite të tëra, e ne si Qeveri, vetëm për një vit e gjysmë qeverisje, po i realizojmë me përkushtim dhe transparencë.
Në total, 6 projekte infrastrukturore në Komunën e Studeniçanit po realizohen me mbështetje nga Qeveria, me vlerë të përgjithshme prej rreth 3 milionë euro.
Mirëqenia qytetare VLEN, dhe ne do të vazhdojmë të investojmë aty ku qytetarët kanë më së shumti nevojë”, ka deklaruar Zekolli.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull