Zekolli: Lëshohet në përdorim segmenti i ri i autostradës Kërçovë–Ohër

1 Min. Leximi

Zëvendës ministrja e transportit dhe infrastrukturës, Kaltrina Zekolli ka njoftuar se autostrada Kërçovë–Ohër po i afrohet gjithnjë e më shumë përfundimit, duke e cilësuar këtë projekt si një hap të madh për zhvillimin rajonal dhe krijimin e perspektivave të reja për qytetarët.

Pas viteve të ngecjes, sot u lëshua në përdorim segmenti i ri nga Klimishtë deri në Ohër, me një gjatësi prej 17 kilometrash. Ky është një hap i rëndësishëm përpara drejt finalizimit të kësaj autostrade strategjike, që pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjet infrastrukturore dhe të nxisë zhvillimin ekonomik e turistik të rajonit.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull