Xhamia Qendrore e Prishtinës merr formë: Punimet vazhdojnë për të pritur 10 mijë besimtarë

2 Min. Leximi

Xhamia Qendrore në Prishtinë për ndërtimin e së cilës po vazhdojnë punimet, dita ditës po merr formë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Dhjetëra punëtorë nga Türkiye dhe Kosova angazhdohen çdo ditë brenda dhe jashtë objektit, me punime të cilat pushojnë vetëm një ditë brenda dy javësh.

Tre katet e parkingut dhe amfiteatri janë kryer në punën e vrazhdë, ndërsa aktualisht po punohet në ngritjen e katit ku do të përdoret për falje të namazeve.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Katër kupola tashmë janë shfaqur mbi sipërfaqen e pllakës në formën bazike, ndërsa katër minaret, secila ne katër anët e xhamisë, ende nuk janë ngritur.

Sipërfaqja e përgjithshme e kompleksit (hapësira e parcelës) ku po ndërtohet Xhamia është prej rreth 8 mijë metrash katrorë, ndërsa i gjithë ndërtimi kap një sipërfaqe prej rreth 45 mijë metra katrorë.

Xhamia, pas hapjes së saj, do t’u mundësojë faljen rreth 10 mijë besimtarëve, duke zgjidhur çështjen e mungesës së faljes së namazeve nëpër xhamitë e kryeqytetit, të cilat mbushen sidomos gjatë Muajit të Ramazanit dhe në faljet e xhumasë.

Përpos vendfaljes, xhamia do të ketë edhe parking, bibliotekë, qendër rinore, kurs për Kuran, amfiteatër.

Xhamia e ndërtuar me fondet e Diyanetit të Türkiyes në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), parashihet të përfundojë në vitin 2027.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull