Xhaka me shokë një hap larg finales së Europa Ligës

1 Min. Leximi

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka dhe ekipi i tij Bayer Leverkusen ka mposhtur me lehtësi Romën në kryeqytetin italian për ta bërë një hap të madh drejt finales së Europa Ligës, raporton gazeta online Reporteri.net.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Farmaceutikët” dominuan plotësisht lojën teksa Roma ende nuk ka gjetur veten këtë sezon.

Kampioni gjerman e pret Romën në ndeshjen e kthimit me shumë qetësi me dy golat e epërsisë të cilat i realizuan gjermanët, Florian Wirtz dhe Robert Andrich.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Marseille barazoi 1 me 1 me Atalantan.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull