Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Xhaferi – Rama: RMV-ja dhe Shqipëria, shembull i fqinjësisë së mirë

Përditësimi i fundit: 2024/02/16 at 11:16 PM
Publikuar February 16, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri teknik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot pasdite në Mynih është takuar me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Portalb.mk.

Në takim u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe miqësia e madhe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e cila është shembull i fqinjësisë së mirë në rajon, dhe si rrjedhim kontribut për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë.

- Reklamim -

Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe u konstatua se bashkëpunimi është gjithëpërfshirës, ka një rritje të trendit të shkëmbimit tregtar, dialogu politik është i rregullt dhe në të gjitha nivelet dhe synimi i përbashkët është integrimi evropian i dy vendeve dhe rajonit.

Në takim u theksua se të dy vendet, me politika evropiane, i nevojiten Evropës dhe meritojnë të bëhen anëtarë të plotë të Bashkimit deri në vitin 2030 dhe se procesi i negociatave do të mundësojë procese reformuese efektive dhe avancimin të jetesës sipas standardeve evropiane, që është pritshmëria e qytetarëve. Në këtë drejtim, u vlerësua se konfirmimi më serioz politik nga BE-ja për integrim efikas evropian në Ballkanin Perëndimor është Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian. Dhe, u theksua përcaktimi për të avancuar kapacitetet ekonomike, me synimin e rritjes dhe zhvillimit të përshpejtuar ekonomik rajonal, sipas standardeve evropiane.

Kryeministri teknik, Xhaferi konfirmoi praninë në Konferencë në nivel të lartë kushtuar Planit të rritjes të BE-së, në fund të këtij muaji në Tiranë, duke konstatuar se është një mundësi tjetër për të riafirmuar përkushtimin e rajonit për fuqizimin e mëtejshëm të lidhjes rajonale dhe tregun e përbashkët rajonal, si parakusht për përgatitjen për hyrje në tregun e përbashkët evropian. Dhe, ai konfirmoi praninë edhe në Samitin Evropa Juglindore – Ukrainë, në Tiranë, si një mundësi për të riafirmuar bashkimin me publikun demokrat ndërkombëtar, në mbrojtje të paqes.

Në takim u diskutua edhe për pritshmëritë nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në këtë vend, duke theksuar rolin e subjekteve politike pro-evropiane që e kanë vendosur vendin në rrugën demokratike euroatlantike dhe para së cilës është realizimi i perspektivave evropiane, për nga rëndësia për të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për rajonin.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: Rama, Xhaferi
3shi.net 16 Shkurt, 2024 February 16, 2024
Artikulli i mëparshëm ASH në krye me Taravarin stërmbushin sallën në Kongresin e Partisë
Artikulli tjetër Lëvizja Demokratike: Strukturat e BDI-së në Saraj kanë kaluar tek ne

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    SHBA-ja e Rusia pajtohen për 4 parime

    3shi.net February 18, 2025
    Pas gjysmë muaji, rihapet pista e skijimit në Kodrën e Diellit
    Taravari me mesazh për maturi: Ndryshimi i madh po vjen, nuk do të ketë hakmarrje politike
    Rrahmani nuk mjafton, Barcelona eliminon Napolin
    Mexhiti: Së shpejti nis ndërtimi i dy shkollave në Çair
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?