Sot, në një moment historik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku presidenti i 47-të, Donald Trump, dha betimin, kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, nga ëashington D.C., përcollën urimet e tyre presidentit Donald Trump për marrjen e detyrës.
Në këtë rast, Ibrahimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me SHBA-në, si partneri strategjik dhe aleati më i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut. “SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm i yni edhe në planin shtetëror, por edhe në atë kombëtar”, tha Ibrahimi.