Lëvizja Vetëvendosje sërish ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për manipulim të votave që kanë ardhur me postë nga mërgata.


Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, thotë se kërkojnë hetim të plotë për të gjitha parregullsitë e raportuara në mënyrë që të sigurohet një proces zgjedhor i pastër, i drejtë dhe i ndershëm.
“Është evidente skema që është përdorur nga votimi përmes postës në mërgatë. 400% më shumë vota për LDK-në, me vota shabllone për kandidatë të caktuar, ndërkohë që ekstremisht larg nga ky trend janë PDK e parti të tjera opozitare. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon hetim të plotë për të gjitha parregullsitë e raportuara në mënyrë që të sigurohet një proces zgjedhor i pastër, i drejtë dhe i ndershëm. Sikurse, shkeljet dhe parregullsitë e evidentuara tashmë i kemi raportuar në polici dhe prokurori”, ka theksuar ai.
Tutje, ai ka shkruar se mbesin në pritje të reagimeve konkrete dhe zyrtare nga institucionet përgjegjëse.
“Vullneti i popullit i shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk mund të preket e as tjetërsohet”, thotë ai.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.