VMRO-DPMNE akuzon: Venko Filipçe drejtpërdrejt përgjegjës për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë

3 Min. Leximi

VMRO-DPMNE njoftoi:
“Venko Filipçe është drejtpërdrejt përgjegjës dhe fajtor për furnizimin e spitaleve modulare me cilësi të dobët dhe material lehtësisht të djegshëm, për shkak të të cilave spitali modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona, u dogj plotësisht për vetëm dy minuta. Sipas informacioneve që kanë arritur deri tek ne, ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Filipçe vetë e ka përgatitur specifikimin për procedurën e tenderimit, me ç’rast spitalet modulare janë furnizuar si mallra. Pikërisht ai ia ka dorëzuar specifikimin teknik të gatshëm sektorit të Ministrisë së Shëndetësisë përgjegjës për realizimin e furnizimit.”

Sipas partisë:
“Këtë e konfirmon edhe personi përgjegjës nga Ministria e Shëndetësisë që është nënshkruar në specifikimin e dhënë personalisht nga Filipçe, në deklaratën para Prokurorisë Publike. Personi që Venko Filipçe e ka caktuar si arkitektin kryesor dhe përgjegjës për të gjitha spitalet modulare, përgjegjës për specifikimin teknik dhe kryetar i Komisionit për furnizime publike për 13 spitalet modulare, në deklaratën e tij thotë se nuk e ka hartuar specifikimin teknik, por vetëm e ka përcjellë me urdhër të ministrit, tek ministri i Punës dhe Politikës Sociale.”

- Advertisement -

“Mesa duket, Filipçes nuk i duhej arkitekt për spitalet modulare, por vetëm dikush që do të nënshkruante tenderët e tij të dyshimtë nga të cilët ka përfituar provizione që kanë kushtuar 14 jetë. Përveç kësaj, Filipçe, në mënyrë të paligjshme, pa leje ndërtimi dhe përdorimi, me vendim personal lejoi vënien në përdorim të spitalit modular ku nuk duhej të zhvillohej veprimtari shëndetësore. Meqë spitalet janë furnizuar si mallra dhe nuk ka raport mbikëqyrjeje, sipas nenit 74 të Ligjit për Ndërtim, nuk mund të regjistroheshin as në Kadastër” – thuhet në njoftim.

Partia përfundon:
“Qartë del se përgjegjësi i vetëm dhe më i madh për vdekjen e 14 personave që u dogjën të gjallë në spitalin modular të Tetovës është ministri i atëhershëm dhe tashmë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. E vërteta për spitalin modular duhet të dalë në shesh, prandaj pasojnë detaje të reja skandaloze nga Afera – Provizione që kushtojnë jetë.”

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull