VLEN: Rritja ekonomike tregon efektet e punës së ministrit Besar Durmishi

1 Min. Leximi

Rritja prej 3.8 për qind e Bruto Prodhimit Vendor në tremujorin e tretë, publikuar nga Enti shtetëror i statistikës, është tregues i rëndësishëm se ekonomia e vendit është duke u konsoliduar dhe po lëviz në drejtimin e duhur. Gjë që e përshëndesim.

Kjo rritje e vendos vendin mes ekonomive që ka performancë të mirë dhe pasqyron qartë ndikimin pozitiv të politikave të orientuara drejt stabilitetit ekonomik, nxitjes së investimeve dhe zgjerimit të mundësive për punësim.
VLEN e sheh qartë se këto rezultate lidhen me punën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, nën drejtimin e ministrit Besar Durmishi, i cili prej ditës së parë është përqendruar te krijimi i kushteve më të mira për bizneset dhe te nxitja e investimeve.

Këto hapa po japin efekte në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në forcimin gradual të ekonomisë.
Rritja tregon ndryshimin. VLEN do të sigurojë që ky ndryshim të thellohet çdo ditë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull