Rezoluta e Grave vulos përkushtimin e VLEN-it për fuqizimin e grave dhe familjes
Në kuadër të aktiviteteve të Kongresit të VLEN-it, që do të mbahet më 9 maj dhe ku pritet shndërrimi i koalicionit në një parti të përbashkët politike, Forumi i Grave i VLEN-it organizoi prezantimin e Rezolutës së Grave.
Rezoluta riafirmon përkushtimin për përfaqësim më dinjitoz të grave në jetën publike dhe institucionale, mbështetje për familjen, amësinë dhe natalitetin, si dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve.
Në dokument theksohet rëndësia e pjesëmarrjes aktive të grave në vendimmarrje, duke vlerësuar se përfshirja e tyre është thelbësore për qeverisje të mirë dhe politika të përgjegjshme.
Në aktivitet u vlerësua se VLEN tashmë ka dëshmuar përkushtim konkret ndaj përfaqësimit të grave, si në grupin parlamentar, ashtu edhe në pozita të rëndësishme të ekzekutivit dhe institucioneve shtetërore.
Forumi i Grave i VLEN-it theksoi se unifikimi i VLEN-it në një parti politike do të krijojë hapësira edhe më të mëdha për avancimin e rolit të grave shqiptare në jetën politike dhe publike.

