Hapësira e jashtme e Hotelit Bushi në Shkup u stërmbush sot nga një numër i madh grash dhe të rejash, në aktivitetin e organizuar nga Forumi i Gruas i koalicionit VLEN.
Një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, me këtë mobilizim masiv tregoi fuqinë politike në Çair, duke e kthyer ngjarjen në një shfaqje force para rivalit të AKI-së.
Pjesëmarrja e madhe e grave u cilësua si dëshmi e mbështetjes së fortë për vizionin e tij dhe për rolin që VLEN po i jep gruas në politikë e shoqëri./ZYRTARE.net/