Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se ata e përshëndesin Deklaratën e BE-së për debat urgjent për të diskutuar agresionin e fundit ushtarak të Izraelit kundër Shtetit të Katarit.
“VLEN-i është në vijën e njëjtë me Bashkimin Evropian dhe shpreh solidaritetin e tij të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, që është një partner strategjik i BE-së dhe i cili, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, luan një rol vendimtar si ndërmjetës i konfliktit të vazhdueshëm në Gazë. Në frymë të qëndrimeve të BE-së, edhe ne presim që Shteti i Izraelit ta respektojë të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
VLEN mbështet thirrjen e BE-së për debat urgjent mbi agresionin kundër Katarit

Ndani këtë artikull