VLEN KA LISTËN E DREJTORIVE DHE INSTITUCIONEVE TJERA, PO DISKUTOHET NDARJA

2 Min. Leximi

Shkup, 9 qershor – Mediat ditëve të fundit publikuan një listë më të gjatë të drejtorive dhe institucioneve të tjera të eshalonit të tretë që koalicioni VLEN do të marrë për t’i drejtuar.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Siç mësohet jozyrtarisht bëhet fjalë për rreth 400 poste udhëheqëse, përfshirë edhe ato në nivel të njësive rajonale në mbarë vendi. Nga ndarja e kulaçit qeveritar, do të përfitoj edhe ZNAM me rreth 100 poste udhëheqëse apo edhe zëvendësa përfshirë njësitë rajonale.

Siç mëson INA, partnerët e koalicionit tashmë po shqyrtojnë ndarjen e posteve qeverisëse dhe përgjegjësive në detyrat që do t’i menaxhojnë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Sipas marrëveshjes jozyrtare, VLEN do të udhëheq edhe dhjetëra institucione shëndetësore e kulturore, agjenci shtetërore dhe burgje, që do të emërohen në pozitat drejtuese të drejtorit apo zëvendësdrejtorit.

Parimisht VLEN hyn në vendet ku ka pasur kuadro të BDI-së deri më tani, pra do të ketë drejtorë në Qendrën Klinike, deputetë në Fondin e Shëndetësisë dhe Fondin e Pensioneve. Ata do të emërojnë njerëzit e tyre në Zyrën për Inteligjencë Financiare, IRS, Regjistrin Qendror, Agjencinë për Administratë dhe Dogana dhe drejtor në Zyrën për Libra Regjistrues, një pjesë e madhe e të cilëve do të jenë zëvendësdrejtor.

Nga institucionet më të mëdha të kontraktuara, janë dakorduar edhe pozita e zëvendësdrejtorit në MRTV dhe MIA, pozita e drejtorit në NP Kullosat, Agjencia për Informacione të Klasifikuara, Metrologji, si dhe pozita e zëvendësdrejtorit në Pyjet Shtetërore dhe ELEM.

VLEN do të menaxhojë edhe disa teatro, Filharoninë, ndërsa do të emërohet edhe zëvendësdrejtor në Bibliotekën Universitare në Shkup. Nga institucionet e burgjeve merr dy drejtorë dhe tre zëvendësdrejtorë. Pra, kuadro të kësaj partie do të menaxhojnë burgun e Strugës dhe Tetovës, ndërsa zëvendës do të ketë në burgun e Ohrit, Shutkës dhe Kumanovës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull