VLEN: Investime rekord për sportin në komunat shqiptare

1 Min. Leximi

Duke e kuptuar sportin si pjesë të pandashme të zhvillimit të shoqërisë, VLEN njofton miratimin e mbështetjes financiare për projekte infrastrukturore sportive në disa komuna.

Ky vendim është rezultat i angazhimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Sportit.

- Advertisement -

Investimet përfshijnë ndërtimin dhe rikonstruksionin e fushave sportive, këndeve të lojërave dhe objekteve multifunksionale në komunat Gostivar, Bogovinë, Zhelinë dhe Butel.

- Advertisement -

Këto projekte synojnë të përmirësojnë kushtet për sport dhe aktivitete rekreative për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë.

Vendimi është pjesë e planit zhvillimor të Ministrisë së Sportit për vitin 2025 dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës lokale. Ai dëshmon përkushtimin e VLEN-it për barazi zhvillimore dhe përfshirje të drejtë të shqiptarëve në shpërndarjen e investimeve publike.

Këto rezultate janë dëshmi e qartë se përfaqësimi dinjitoz dhe veprues i shqiptarëve në pushtet është real dhe efektiv. VLEN po tregon se ndryshimi është i mundur kur prioritetet vendosen në funksion të qytetarëve.

VLEN mbetet e përkushtuar për të sjellë zhvillim të balancuar dhe për të garantuar kushte më të mira jetese në çdo komunë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull