Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani, ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Alit nga funksioni i zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës është bërë për arsye personale informon Tetovasot.
Sulejmani theksoi se pas kësaj dorëheqjeje, procesi për emërimin e pasardhësit do të vazhdojë brenda strukturave të koalicionit VLEN, përmes konsultimeve ndërmjet liderëve.
“Tash mbetet që liderët e koalicionit VLEN të mblidhen, të takohen mes vete dhe të propozojnë emër të ri për pozitën e zv/ministrit. Ende nuk ka asgjë konkrete”, deklaroi Sulejmani.
Ai shtoi se opinioni do të njoftohet me kohë sapo të ketë vendim përfundimtar lidhur me kandidatin e ri për këtë funksion.

