Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

VLEN: Dënojmë ashpër retorikën nxitëse dhe polarizuese të BDI-së, po tentojnë t’i mbulojnë skandalet korruptive

Përditësimi i fundit: 2024/12/15 at 5:23 PM
Publikuar December 15, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Koalicioni i partive shqiptare VLEN dënon ashpër retorikën nxitëse dhe polarizuese të cilën vazhdon ta përdorë BDI, e që për qëllim të vetëm ka të mbulojë skandalet korruptive të përmasave marramendëse të zyrtarëve të lartë të kësaj partie.
“Thirrjet për radikalizim në secilën paraqitje publike të tyre duke filluar nga lideri e deri te aktivisti më i thjeshtë, komunikatat me përmbajtje antagoniste dhe përplot urrejtje ndëretnike, skenarët për destabilizim siç ishte “roja e gjuhës” e që u dëshmua një kauzë joekzistuese, nuk janë asgjë më shumë sesa tentime të dëshpëruara të kësaj strukture të korruptuar politike për të mbuluar turpin dhe kompromentimin me etnonacionalizëm. Retorika e këtillë por edhe sjellja anarkiste e tyre qartazi janë të frymëzuara nga politikani i preferuar i tyre Nikolla Gruevski i cili në vitin 2016 refuzonte të shkonte në opozitë dhe kërcënonte shtetin me “Natën e thikave të gjata” – aksionin famëkeq të Hitlerit për të eliminuar të gjithë kundërshtarët e tij politikë.
Është dëshpëruese për opinionin vendor por sidomos për partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë – SHBA, NATO, BE, OSBE, që një parti politike e cila që nga themelimi ka promovuar pajtimin, stabilitetin, tejkalimin e ndasive dhe integrimin evropian, sot është kthyer në organizatë parapolitike nxitëse të konflikteve, të mosdurimit etnik, të shpërfilljes së institucioneve dhe shkeljes së ligjit. Pyesim publikisht: cila është fytyra e vërtetë e BDI-së? Ajo e politikave të moderuara dhe tolerancës, apo kjo e sotmja, e kërcënimeve, e urrejtjes, dhe çorroditjes së plotë shkaku i humbjes së pushtetit? A është BDI-ja partia e cila proklamonte se “Maqedonia është po aq e shqiptarëve sa edhe e maqedonasve”, ose është BDI-ja kjo e sotmja që urren, lufton dhe tenton të shkelë ndaj çdokujt që përpiqet t’i tregojë se edhe opozita ka rol të rëndësishëm në shoqëritë demokratike? Pyesim publikisht: a nuk u vjen turp funksionarëve të deridjeshëm shtetërorë, përfshirë një ish Kryeministër, një ish Ministër të jashtëm, një ish Ministër të financave, e shumë e shumë të tjerë, që mandatet i kanë harxhuar për t’u pasuruar dhe jo për të zgjidhur çështjen e hapur të gjuhës shqipe dhe sot, pa pikë turpi çirren për gjuhën, kombin e gjakun?
Koalicioni VLEN bën thirrje tek qytetarët të mos bien në kurthin e manipulimeve politike të BDI-së. Shqetësimi i vetëm i tyre është zbulimi i korrupsionit marramendës të zyrtarëve të lartë dhe ish funksionarëve qeveritarë. Lista e zezë amerikane e bëri të qartë lidhjen vëllazërore mes Ali Ahmetit e Artan Grubit dhe Nikolla Gruevskit e Sasho Mijallkovit. Pikërisht kjo është arsyeja e vërtetë përse janë të shqetësuar dhe të frikësuar zyrtarët e lartë të BDI-së. Ora e përgjegjësisë po afron”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 15 Dhjetor, 2024 December 15, 2024
Artikulli i mëparshëm ASH e Taravarit mbajti kuvendin e partisë, u zgjodhën nënkryetarët dhe sekretari organizativ
Artikulli tjetër Blerant Ramadani u zgjodh sekretar i përgjithshëm i ASH-së

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    VLEN: Blerim Bexheti dhe Danella Arsovska po dëmtojnë shqiptarët e Shkupit

    3shi.net October 8, 2024
    Guardiola fiton çmimin “Trajneri më i mirë” nga FIFA
    “Fëmijët e mi po vdesin nga uria”
    Apasiev: Ndryshimet kushtetuese do të bëhen, por jo para zgjedhjeve lokale
    Nesër nis pagesa prej 150.000 denarë për çdo familje të prekur nga tragjedia në Koçanë!
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025
    Lajme

    Kasami takim me mërgatën shqiptare në Austri: VLENI gjithmonë do të jetë zëri dhe forca juaj

    May 17, 2025
    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?