BDI non grata tashmë po e përgatit terrenin për të mos e pranuar humbjen në zgjedhjet lokale!, thonë nga VLEN.
“Pangopësia dhe arroganca e kësaj udhëheqësie të korruptuar, që dëshiron të jetë pjesë e pushtetit me çdo kusht, do të përballet me një referendum të fuqishëm kundër saj në zgjedhjet e ardhshme lokale!
Shqiptarët nuk harrojnë! Hipokrizia e BDI-së nuk mund të fshihet!
Sipas informacioneve tashmë të ditura, BDI i është ofruar mandatarit të atëhershëm, Hristijan Mickoski, që të bëheshin pjesë e qeverisë në vend të VLEN-it. Oferta që i ka shkuar Mickoskit përmes ndërmjetësuesve përfshinte katër ministri pa pozitën e kryetarit të Kuvendit, si dhe marrëveshje bashkëpunimi për komunat e Kërçovës dhe Strugës në zgjedhjet lokale.
Kjo udhëheqësi e kapur e BDI-së është e lexuar! Gënjeshtrat e tyre nuk kalojnë më, madje as brenda familjes së gjerë të Ahmeti në Zajaz, e cila tashmë po përpiqet të përshtatet me realitetin e ri.
Prandaj, pyesim publikisht:
• A është e vërtetë që BDI non grata dhe Sasho Mijallkov po planifikojnë skenarë për incidente parazgjedhore dhe zgjedhore, me qëllim që të mos e pranojnë humbjen dhe të shkaktojnë krizë politike?
• A janë sulmet për të ashtuquajturën “deshqiptarizim” pjesë e këtij plani, për të justifikuar kaosin që synojnë të shkaktojnë?
Populli është i zgjuar! Zgjedhjet lokale do të jenë një referendum kundër korrupsionit, gënjeshtrave dhe keqpërdorimeve të BDI-së!”, ka deklaruar Fatmir Sabriu – Zëdhënës i VLEN.