Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka qëndruar për vizitë në Katar. Ai gjatë vizitës atje ka realizuar takime të rëndësishme për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit.
Koalicioni VLEN, është i gatshëm që me të gjithë potencialin që ka të ofrojë për investitorët e huaj, që të zhvillohet dhe ecë para vendi ynë.
Në kuadër të vizitës në Katar, është zhvilluar takim me Ministren e Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, znj. Maryam bint Ali bin Nasser Al Misnad.
Në takim diskutuam për marrëdhëniet politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Katarit, pasi janë të bazuara në respekt dhe miqësi të ndërsjellët. Fokusi i takimit ishte te thellimi i bashkëpunimit dhe prezantimi i pikave turistike që kemi si vend.
Ne jemi të gatshëm që gjithë potencialin tonë që kemi ta ofrojmë për investitorët e huaj, në mënyrë që të zhvillohet vendi dhe të krijojmë vende të reja të punës. Gjithashtu, shkëmbimi tregtar ndërmjet dy shteteve tona ka pësuar një rritje të jashtëzakonshëm ndër vite.
VLEN: Bashkëpunojmë dhe mbështesim investitorët e huaj
