VLEN vlerëson lart vizitat e sotme të ish-kryetarit të Bashkisë së Përgjithshme të Bursës, Recep Altepe, në komunat e Tetovës, Çairit, Haraçinës dhe Sarajit, si një dëshmi konkrete të përkushtimit për thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë. Takimet e zhvilluara me kryetarët Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Daut Beqiri dhe Muhamet Elmazi nuk ishin vetëm formale, por frytdhënëse dhe të fokusuara në rritjen e bashkëpunimit në fusha jetike si infrastruktura, arsimi, kultura dhe zhvillimi ekonomik lokal.
VLEN e konsideron këtë vizitë si një hap të rëndësishëm në diplomacinë lokale, ku komunat shqiptare po ndërtojnë ura miqësie me qytete të mëdha turke si Bursa, për të sjellë investime, përvojë dhe projekte konkrete që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.
Ish-kryetari Altepe, me përvojë të pasur në drejtimin e komunave metropolitane, përfaqëson modelin e suksesshëm të qeverisjes lokale, të bazuar në efikasitet, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm, vlera që i ndan edhe VLEN dhe që tashmë po reflektohen në mënyrën se si udhëhiqen komunat shqiptare.
Ky bashkëpunim është dëshmi se komunat tona kanë hyrë në një epokë të re, epokën e partneriteteve të dobishme ndërkombëtare dhe të zhvillimit të qëndrueshëm lokal.
VLEN mbetet e përkushtuar që përmes kryetarëve të ri të komunave, të hapë dyer të reja bashkëpunimi dhe të sjellë më shumë investime, mundësi dhe përparim për të gjitha komunat shqiptare në vend. Zhvillimi lokal, partneriteti ndërkombëtar dhe transparenca, kjo është rruga e VLEN!
VLEN: Bashkëpunimi me Turqinë, urë zhvillimi dhe miqësie për komunat tona

Ndani këtë artikull
