VIDEO/ Denver fiton duelin e kreut në Konferencën e Perëndimit në NBA

1 Min. Leximi

Denver mposhti 115-112 Minnesota në përballjen e dy prej skuadrave më të mira në Konferencën e Perëndimit dhe NBA-së. Një sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku të dyja ekipet “luftuan” për fitoren.

Nikola Jokic me 35 pikë e 16 rebound ishte lider për Denver, mbështetur edhe nga Porter me 26 pikë.

- Advertisement -

Për Minnesota, Edwards realizoi 30 pikë e McDaniles 26, por që s’mjaftuan për të fituar.

Dallas fitoi 113-107 derbin teksan ndaj San Antonio, një sfidë ku veteran Kyrie Irving realizoi 28 pikë.

Mirë u paraqit edhe Luka Doncic me një “triple double” (18 pikë, 10 rebound, 16 asist).

- Advertisement -

Fitore të lehtë arriti ekipi i Houston, që mundi 137-114 Washington jashtë fushe, sfidë ku diferencën e bëri Jalen Green me 42 pikë.

Ndërsa Orlando, falë 62 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 112-92 Charlotte.

Rezultatet

Orlando – Charlotte 112-92

Washington – Houston 114-137

Brooklyn – New Orleans 91-104

San Antonio – Dallas 107-113

Minnesota – Denver 112-115

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull