Venecia do të dyfishojë numrin e ditëve që u ngarkon turistëve një tarifë hyrëse për vitin 2025. Kryebashkiaku Brugnaro tha se ky vendim ka ardhur pas provës së sukssesshme të vitit 2024. Ai shtoi se objektivi i masës është për të reduktuar turistët ditorë dhe për t’i dhënë Venecias respektin që meriton.
Udhëtarët ditorë që rezervojnë përpara do të duhet të paguajnë 5 € për të hyrë në qytetin italian në ditë të caktuara midis Prillit dhe Korrikut, duke u rritur në 10 € nëse rezervojnë më pak se 4 ditë përpara. Kjo tarifë u prezantua për herë të parë Prillin e kaluar dhe mbuloi 29 ditë, kryesisht fundjavave dhe festave publike, gjatë një periudhe 4-mujore.
Ndërsa vitin e ardhshëm, taksa do të aplikohet çdo të premte deri të dielën dhe në ditët e festave publike, ndërmjet 18 Prillit dhe 27 Korrikut 2025 për një total prej 54 ditësh.
Sipas mediave italiane, në 8 ditët e para të skemës në muajin Prill autoritetet e Venecias mblodhën shumën që shpresonin të arrinin në 3 muaj. Deri në fund të periudhës së testimit të provës, qyteti kishte mbledhur rreth 2.4 milion Euro nga tarifat e hyrjes./tvklan.al