Këngëtari, kompozitori dhe tekstshkruesi maqedonas Vlado Janevski ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në moshën 66-vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër, në një nga klinikat e Shkupit, raportojnë mediat maqedonase.
Sipas raportimeve, Janevski prej disa muajsh ishte duke u trajtuar në një spital privat në Shkup. Ai ishte paralajmëruar të mbante një koncert në muajin gusht në Ohër, por koncerti u anulua për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Vlado Janevski konsiderohet një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës pop maqedonase. Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare ai krijoi një numër të madh hitesh, ndër të cilat “Ako ne te sakam”, “Evergreen”, “Doma si e doma”, “I togash nekoja budala”, “Nekogash i negde”, “Crno Tikveshko”, “Ova e nashe Skopje”, “Ne zori zoro” dhe “Eden baknesh”, duke lënë gjurmë të rëndësishme në skenën muzikore të vendit.
Janevski ka lindur në vitin 1960 në lagjen e Çairit në Shkup.
Vdes këngëtari i njohur maqedonas Vlado Janevski

Ndani këtë artikull
