Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Vazhdon debati për ribalancin e buxhetit

Përditësimi i fundit: 2024/07/27 at 12:48 PM
Publikuar July 27, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet sot në ditën sot në ditën e tretë me radhë duhet të vazhdojë debati i përgjithshëm për ribalancin e Buxhetit.

Sipas deputetëve të pozitës, ky është ribalanci më i vështirë sepse bazohet në Buxhetin më të keq dhe më të vështirë. Ata theksuan se kur u propozua Buxheti, qeveria e kaluar tha se do të jetë zhvillimor dhe do të realizohen investimet kapitale, ndërsa tani, thonë ata, nuk duhet vetëm konsolidim fiskal, por edhe konsolidim i shtetit. Ndërsa, sipas deputetëve të opozitës, ky ribalanci është më i keqi ndonjëherë dhe bashkë me të nuk ka rritje të pagave dhe pensioneve, por edhe borxhi publik është rritur nga 58 në 68 për qind.

- Reklamim -

Në ditën e dytë të djeshme, deputetët debatuan rreth uljes së buxhetit për gjykatat dhe prokuroritë publike. Sipas deputetëve të opozitës, institucionet nga pushteti gjyqësor duhet të kenë buxhete më të mëdha, përderisa sipas deputetëve të pozitës këtë buxhet e kanë të tepërt me besim prej vetëm dy për qind te qytetarët.

Zëvendësministri i Financave, Nikolçe Jankullovski dje në seancën e komisionit parlamentar theksoi se kjo Qeveri synon të bëjë konsolidim financiar të gjithë ekonomisë, t’i kuadrojë të gjithë përfituesit e buxhetit dhe të kontrollojë shpenzimet joproduktive, do të vazhdojë rritjen e pagave dhe pensioneve, ndërsa siguroi edhe fonde nga ku mundi për funksionimin normal të shtetit.

Duke iu përgjigjur edhe deputetes Jovanka Trençevska nga LSDM sipas të cilës ky ribalanc është më i keqi deri më tani, Jankullovski potencoi se Qeveria i ka krijuar projeksionet në bazë të situatës të cilën e ka trashëguar.

“Ky është ribalanci më i keq, si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë. Pagat dhe pensionet në vitet e kaluara janë rritur si asnjëherë më parë, si paga mesatare ashtu edhe ajo minimale dhe si rrjedhojë është përmirësuar jeta e qytetarëve dhe ky është një fakt i pamohueshëm, por edhe një dëshmi e politikave të mira të LSDM-së. Në sferën e pensioneve, nëse ti si VMRO-DPMNE t’i kishe rritur për 11 vjet si ne, në vend që t’i gënjesh pensionistët me 600 denarë, sot do të flisnim për pensione minimale prej 20.000 denarë”, tha Trençevska.

Debati i përgjithshëm për Ribalancin e buxhetit zgjat maksimum tri ditë, ndërsa debati për amandamentet, për të cilin janë dorëzuar 58 amendamente, gjashtë ditë. Dje, në ditën e parë të debatit, ministrja Dimitrieska-Koçoska ka shpjeguar ribalancin, duke theksuar se është krijuar në përputhje me gjendjen aktuale në buxhet. Siç tha Dimitrieska-Koçoska, janë siguruar mjete për gjithçka që duhet të paguhet sipas ligjit.

Në Ribalancin e buxhetit, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 318,2 miliarëd denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 362,8 miliardë denarë. Rritja e PBB-së është projektuar në 2,1 për qind, inflacioni në nivel prej 3,5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor në 4,9 për qind.

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
3shi.net 27 Korrik, 2024 July 27, 2024
Artikulli i mëparshëm DEMANT NGA DRIN AHMETI PËR KONFERENCËN PËR SHTYP TË DEPUTETIT TË VMRO-DPMNE-SË LEFKOV
Artikulli tjetër QMK: Në 24 orët e fundit 16 vatra zjarri, 13 prej tyre janë shuar

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    Trump betohet sot si presidenti i 47-të i Amerikës

    3shi.net January 20, 2025
    Tragjedi e madhe në Maqedoni, së paku 50 viktima nga zjarri në një diskotekë
    Danella Arsovska ndërpret bashkëpunimin me Blerim Bexhetin e BDI-së? (Dokument)
    Fronti Evropian largon tendat para Gjykatës Kushtetuese
    Ka nevojë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, vlerësoi Mickoski në takim me ministrin turk Fidan
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?