Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka uruar të gjithë nxënësit që sot u ulën në bankat shkollore. Në një postim publik, ai ka ndarë emocionin personal duke kujtuar edhe vajzën e tij, Duan, e cila po ashtu filloi shkollën këtë vit.
“Ashtu si vajza ime Dua, sot qindra e mijëra fëmijë fillojnë shkollën. Suksese për të gjithë vogëlushët! Unë dhe prindërit tuaj do të bëjmë gjithçka që ju të keni shkollim të mirë e të sigurtë! Ndriçofshi çdo orë e ditë të jetës,” ka shkruar Limani.