Ushtria izraelite dogji pikën kufitare Rafah, në anën palestineze

2 Min. Leximi

Ushtria izraelite i vendosi zjarrin dhe e bëri të papërdorshme ndërtesën e udhëtarëve në pikën kufitare Rafah që ndodhet mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit dhe e cila është pika e vetme e Gazës që hapet për botën e jashtme me përjashtim të Izraelit, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se krahas ndërtesës së udhëtarëve, përfshirë sallën e pritjes në anën e Gazës të pikës kufitare Rafah që mori nën kontroll më 7 maj, ushtria izraelite i ka vënë zjarrin edhe një sërë objekteve pranë saj.

- Advertisement -

Në pamjet e ndara nga shumë përdorues të medias sociale palestineze, shihet se ndërtesa në fjalë është djegur plotësisht.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të marra nga dëshmitarët, shumë automjete ushtarake izraelite të vendosura në Korridorin e Filadelfit në kufirin Egjipt-Palestinë, po përparojnë drejt qendrës së qytetit Rafah i cili ndodhet nën zjarr intensiv në ditën e dytë të Kurban Bajramit.

Avionët luftarakë të ushtrisë izraelite kryen sulme intensive në rajon para përparimit të ushtarëve izraelitë drejt qendrës së qytetit Rafah.

Thuhet se si pasojë e sulmit ka të vrarë dhe të plagosur.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë sot njoftoi se në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga 7 tetori janë vrarë 37.347 palestinezë, mes të cilëve të paktën 15.517 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa janë plagosur 85.372 persona.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull