UEFA godet rëndë Vardarin, gjobë prej 250 mijë eurosh dhe dënim me kusht për tre vjet

1 Min. Leximi

Klubi i futbollit Vardar është përballur me sanksione të ashpra nga UEFA. Sipas njoftimit, organi qeverisës i futbollit evropian e ka gjobitur klubin me 250 mijë euro, ndërsa i ka shqiptuar edhe një dënim me kusht në kohëzgjatje prej tre vitesh.

Masat ndaj Vardarit janë marrë për shkak të problemeve financiare, si dhe për shkak të kontratave të dyfishta dhe falsifikimeve që, sipas njoftimit, janë kryer gjatë sezonit 2023/24.

Njoftimi i plotë:

“UEFA ka gjobitur Vardarin me 250,000 euro dhe dënim me kusht prej tre vitesh, për shkak të problemeve financiare, si dhe kontratave të dyfishta dhe falsifikimeve që u kryen gjatë sezonit 2023/24”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull