Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

U përmend edhe skandali me Osmanin në aeroport, dështon interpelanca ndaj kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut

Përditësimi i fundit: 2024/09/03 at 7:58 PM
Publikuar September 3, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dështoi interpelanca e dorëzuar grupi parlamentar i së Majtës e mbështetur edhe nga LSDM-ja në opozitë ndaj kryetarit të kuvendit.

Në argumentimin për interpelancën në kuvendin e Maqedonisë së Veriut thuhet, se kryeparlamentari Afrim Gashi ka punuar në mënyrë joprofesionale, antikushtetuese dhe ka lënduar laicitetin e shtetit, sepse ka lejuar kryerjen e riteve fetare në njërën nga seancat e komisionit.

- Reklamim -

Përmendet edhe rasti i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit dhe sipas partisë “LEVICA”, kryeparlamentari ka shkelur përdorimin e gjuhës maqedonase, sepse betimin që ka bërë, si president tashmë i zgjedhur, e ka thënë fillimisht në shqip dhe jo në gjuhën maqedonase.

Kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski e ka vlerësuar interpelancën si marrëzi dhe papjekuri politike të partive opozitare maqedonase.

“Kjo është papjekuri, do të thosha marrëzi e koalicionit LSDM, BDI dhe partisë ‘E Majta’ dhe se absolutisht nuk ka bazë për interpelancë ndaj kryeparlamentarit Gashi dhe ne nuk do ta mbështesim një iniciativë të tillë dhe kemi një sërë argumentesh pse nuk duhet ta bëjmë atë”, ka thënë kryeministri Mickoski.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi: Interpelanca nuk ishte e qëndrueshme politikisht

Për koalicionin “VLEN” interpelanca është një eksperiment politik i pakuptimtë dhe tentativë për destabilizim të vendit. “Shprehim mbështetje pa rezervë dhe unanime për kryetarin Afrim Gashi, duke theksuar se kjo interpelancë është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve shtetërore dhe integrimit euro-atlantik të vendit. Kjo është një iniciativë e parashtruar nga partia anti-NATO, “LEVICA”, me mbështetje të hapur nga LSDM dhe të fshehur nga BDI, të cilat në fakt po testojnë një koalicion opozitar të zgjeruar në dëm të interesave strategjike”, vlerësojnë nga VLEN.

“Nuk shoh me çfarë i kam shkelur autorizimet, po e bëj punën në mënyrën më të ndershme dhe më të përgjegjshme siç di. Në interperlancë në thelb nuk ka asgjë që janë shkelur parimet e punës së Kuvendit apo janë shkurtuar të drejtat e një deputeti apo grupi të deputetëve, por bëhet fjalë për tema të parëndësishme për disa media që duan pëlqime dhe komente në rrjetet sociale.Jam i bindur se e vërteta do të dalë në shesh”, është shpreh Afrim Gashi kryetar i Kuvendit.

Partitë opozitare kanë kritikuar, por nuk kanë përkrahur interpelancën

Deputet i Frontit Europian Blerim Bexheti ka thënë, se grupi parlamentar i Frontit Europian do t’i paraqes vërejtjet, por siç bëri të ditur për çështje parimore nuk do të votojnë për shkarkimin e Gashit.

“Ne do t’i japim vërejtjet tona për punën e Gashit, por ne për arsye parimore nuk do të votojmë për shkarkimin për iniciativën e partisë “E Majta”, është shprehur deputeti i Frontit Europian Blerim Bexheti.

Interpelanca ndaj kryeparlamentarit nuk u mbështetet as nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët krahu i Selës. Ata thonë se edhe pse nuk janë të kënaqur nga puna e kryeparlamentarit Gashi, megjithatë argumentet e Levicës sipas tyre janë të pabaza. “Ne kurrë s’kemi qenë në një linjë me ata që duan të zhbëjnë ekzistencën kombëtare shqiptare. Apasievat dhe të ngjashmit e tyre tek ne do të gjejnë vetëm kundërshtarin dhe asnjëherë aleatin”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Nga grupi parlamentar i LSDM-së numërojnë disa nga arsyet për pranimin e interpelancës duke theksuar skandalin ne aeroportin e Shkupit dhe rastin e dasmës me veturë zyrtare të kryeparlamentarit Afrim Gashi. “Qëndrimi im personal është që interpelanca duhet të mbështetet. Janë bërë shumë lëshime për të cilat ne ishim ata që e informuan opinionin. Jo vetëm ne por edhe disa institucione dolën dhe konstatuan disa shkelje sa i takon rregullave të sjelljes së kryeparlamentarit”, ka thënë Venko Filipçe kryetar i LSDM-së./DW

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 3 Shtator, 2024 September 3, 2024
Artikulli i mëparshëm Zv/kryeministri Izet Mexhiti: 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”
Artikulli tjetër Gashi pas dështimit të interpelancës kundër tij: Edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    “Për disa politikanë problemet ende nuk kanë nisur, do të nisin së shpejti”, Mickoski për kërkesat e BDI-së për zgjedhje të parakohshme

    3shi.net November 9, 2024
    Aggeler: Nuk i komentoj ligjet e propozuara, mirëpres luftën kundër korrupsionit
    BDI: Shqiptarët të përjashtuar dhe shtet pa drejtim – VLEN përmend inaugurimin e Trampit
    Toshkovski: Me vendosjen e kamerave të sigurisë, nuk keni kujt t’i telefononi për t’ju hequr dënimin!
    Xhaferi: Maqedonia e Veriut ende nuk është gati për një president shqiptar
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?