Mediat turke raportojnë se në Turqi është arrestuar një president i një klubi futbolli nga Liga e Parë e Maqedonisë, nën dyshimin se ka kontrabanduar ar në vlerë rreth 300.000 euro, përcjell gazeta KOHA.
Më 24 mars, mes qyteteve Batman dhe Siirt, është arrestuar personi me inicialet B.H., raportojnë disa media turke.
Policia turke, gjatë kontrollit të automjetit të tij, ka zbuluar ar me peshë prej 2 kilogramë e 581 gramë, me vlerë të vlerësuar rreth 300.000 euro.
Sipas autoriteteve, ari ishte ilegal, ndërsa rasti është ende nën hetim. Ndaj personit në fjalë janë inicuar procedura gjyqësore. (koha.mk)

