Türkiye njoftoi se do të mbështesë kandidaturën e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte për Sekretar të ri të Përgjithshëm të NATO-s, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga zyrtarë turq, Türkiye ka bërë të ditur se do të mbështesë Rutte-n për detyrën e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të NATO-s.
Rutte javën e kaluar u takua në Istanbul me presidentin Recep Tayyip Erdoğan për të kërkuar mbështetje për detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Sot Türkiye u përcolli anëtarëve të NATO-s se do të mbështesë Rutte-n.
Presidenti Erdoğan zhvilloi në Pallatin Vahdettin në Istanbul një takim kokë me kokë me kryeministrin holandez Rutte i cili vizitoi Türkiyen më 26 prill.
Rutte në konferencën e përbashkët për media tha se krahu jugor i NATO-s ka nevojë për Türkiyen dhe lidershipin e saj.
“Türkiye luan një rol të rëndësishëm në përpjekjen për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Ankaraja gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në përfundimin e luftës në Ukrainë”, tha kryeministri holandez.