Trumpi thotë se e ka për detyrim që ta padisë BBC-në

3 Min. Leximi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se e ka për “detyrim” që ta padisë BBC-në për mënyrën se si një pjesë e fjalimit të tij u redaktua në një dokumentar të Panorama.

Duke folur për Fox News, presidenti amerikan ka thënë se fjalimi i tij i 6 janarit 2021 ishte “shkurtuar” dhe mënyra se si ishte prezantuar kishte mashtruar shikuesit.

Është hera e parë që Trumpi flet publikisht për këtë çështje që kur avokatët e tij i shkruan BBC-së dhe thanë se do të padisin për 1 miliard dollarë dëmshpërblim, përveç nëse korporata tërhiqet dhe kërkon falje.

Kryetari i BBC-së, Samir Shah, ka kërkuar falje për siç ka thënë “gabim gjykimi” për redaktimin.

Gjatë intervistës për Fox News, presidenti u pyet nëse do të vazhdonte me padinë.

“Ata në fakt e ndryshuan fjalimin tim të 6 janarit, i cili ishte një fjalim i bukur, një fjalim shumë qetësues dhe e bënë të tingëllonte radikal. Dhe ata në fakt e ndryshuan atë. Ajo që bënë ishte mjaft e pabesueshme”, ka shtuar ai.

“Epo, mendoj se kam një detyrim ta bëj, sepse nuk mund t’i detyrosh njerëzit, nuk mund t’i lejosh njerëzit ta bëjnë këtë”, është shprehur Trumpi.

Që kur është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi ka bërë kërcënime ligjore kundër mediave të tjera për mënyrën e mbulimit të tij.

Ai ka arritur marrëveshje me CBS Neës dhe ABC News pasi mori pagesa të mëdha nga to dhe është përpjekur të ndërmarrë veprime ligjore kundër New York Times.

Editimi i BBC u shfaq në një dokumentar të Panorama që u transmetua disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në nëntor 2024, por shkaktoi vëmendje të konsiderueshme publike vetëm pasi një memo e brendshme e BBC-së u publikua nga gazeta “Daily Telegraph” javën e kaluar.

Në memo, një ish-këshilltar i jashtëm i pavarur në komitetin e standardeve editoriale të BBC-së ngriti shqetësime se një pjesë e fjalimit ishte redaktuar në një mënyrë që sugjeronte se presidenti inkurajoi në mënyrë të qartë trazirat në Kapitol të janarit 2021.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull