Trump: Musk “nuk do të kishte kohë për të qenë në kabinetin e tij”, por mund të japë këshilla

2 Min. Leximi

Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati presidencial i Republikanëve, Donald Trump, tha se Elon Musk, për të cilin ishte shprehur më parë se mund t’i ofronte një vend në kabinet nëse fiton zgjedhjet, është shumë i angazhuar për të shërbyer në kabinet, por ai mund të ofrojë këshillime, transmeton Anadolu.

Trump ishte i ftuar në programin e transmetuesit amerikan në YouTube dhe ish-ushtarit Shawn Ryan.

- Advertisement -

Duke folur rreth Musk, për të cilin kishte theksuar se mund t’i ofrojë detyrë në kabinet në rast se zgjidhet, Trump tha: “Edhe ai dëshiron të bëhet pjesë. Shikoni, ai menaxhon biznese të mëdha dhe prandaj ai vërtet nuk mundet. E kisha marrë në kabinet, me siguri, por nuk e di se si mund ta bënte këtë me gjithçka që po bën. Por ai mund t’ju këshillojë dhe t’ju japë ide shumë të mira”.

- Advertisement -

Trump më parë tha për një media se ai mund t’i ofrojë Musk një pozicion në kabinet ose konsulencë nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale.

Musk, pronari i kompanive tekonologjike Tesla, Neuralink, xAI dhe X, kishte dhënë mesazhin se ishte “gati” të shërbente në kabinet nëse Trump fiton zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor në SHBA.

Duke shpërndarë një foto të krijuar me inteligjencë artificiale që e përshkruan veten si “ministër” në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Musk kishte shkruar: “Unë jam gati të shërbej”.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull