Sot, pas namazit të Iqindisë janë varrosur katër viktimat e aksidentit tragjik në Rashçe të Shkupit. Të gjitha rrugët sot çonin drejt fshatit Gërçec të Shkupit, ku shumë njerëz ishin pjesë e ceremonisë mortore në familjen Arsllani të Gërçecit.
Kjo humbje e madhe ka tronditur opinionin vendor dhe jo vetëm, kurse familjarët njoftuan se viktimat kishin qenë agjërueshëm dhe në iftar tek të afërmit e tyre, kurse kthimi rezultoi të jetë i kobshëm.
Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mbrëmjes së të enjtes kur vetura me pesë pasagjerë doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Vardar në rrugën Rashe-Saraj. Trupat e tri grave u nxjerrën pa shenja jete nga lumi të enjten vonë, ndërsa trupi i katërt i pajetë u gjet të premten në operacionin e kërkimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza.
Aksidentit i shëptoi vetëm fëmija 4-vjeç i cili kishte fluturuar nga vetura gjatë rrokullusisjes, u gjet menjëherë nga kalimatr rasti dhe u dërgua pë mjekim në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”. Gjendja e tij është stabile dhe po vazhdon mjekimin në shtëpi.