Agron Saliu (41), punonjës në Gjykatën Themelore të Tetovës, ka ndërruar jetë papritmas dje në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, ku ndodhej për pushime me familjen e tij. Lajmi ka shokuar familjarët dhe miqtë e tij, pasi i ndjeri nuk vuante nga ndonjë sëmundje kronike.
Sipas dëshmitarëve për mediat në Shqipëri, tetovari kishte nevojë urgjente për ndihmë. “Banorët dhe turistët e pranishëm në vendngjarje e sollën dy herë në jetë, derisa erdhi ambulanca,” raportojnë ata. Fatkeqësisht, ambulanca mbërriti pas më shumë se një ore, kur ishte tepër vonë për jetën e Agronit.
Pas vete la bashkëshorten dhe dy vajza. Ceremonia e varrimit pritet të zhvillohet sot në Tetovë.