Top-10 kompanitë me fitimet më të larta në Tetovë për vitin 2025

1 Min. Leximi

Investimi i huaj Lear Corporation ka shënuar një kthesë të madhe duke u renditur e para në listën e bizneseve më fitimprurëse në Tetovë për vitin 2025.

Prodhuesi i ulëseve dhe instalimeve për gjigantët Ford, BMW dhe General Motors ka realizuar një fitim mbresëlënës prej 5,194,861 euro.

Në vendin e dytë renditet Palma Trejd, kompania që qëndron pas qendrës tregtare “Palma Mall”, me një fitim prej 3,462,483 euro. Top-treshja përmbylllet nga prodhuesi i materialeve ndërtimore Pofix, i cili konfirmon stabilitetin e tij ndër vite me një fitim prej 2,504,888 euro.

Më poshtë vijon lista e plotë e 10 kompanive me fitimet më të larta sipas të dhënave:

Lear Corporation: 5,194,861 EUR

Palma Trejd: 3,462,483 EUR

Pofix: 2,504,888 EUR

Banana Kik: 1,336,962 EUR

Izo Stoun: 1,275,471 EUR

Sanmarti: 1,123,380 EUR

Teteks: 1,078,852 EUR

Shatzi: 1,056,167 EUR

AK Invest: 1,048,080 EUR

Arberia-Design: 915,486 EUR

Për herë të parë në këtë listë është futur zinxhiri i parfumerive Shatzi, ndërsa bie në sy prania e kompanive nga sektori i ndërtimit si AK Invest dhe Izo Stoun, si dhe kompania Arberia-Design, e njohur për botimin e teksteve shkollore. (INA)

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull