“Të ardhur nga gjitha qytetet e vendit por edhe më gjerë, me një defilim në këtë rrugë tek parku i qytetit të Tetovës, filloi manifestimi Dita e plisit”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.
Ky manifestim organizohet nga Shoqata për Shkencë dhe kulturë “Pellazgët”, ndërsa morën pjesë organizator të ditës së Plisit, nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës e vende të tjera. Organizatori Shefki Selami, me një porosi për gjithë shqiptarët.
“Zakonisht kemi fol për plisin vetëm si trashëgimi e jona kulturore në humbje e sipër, por, koha e tashme na nxjerr disa përçarje të mëdha, si politike e fetare etjera, por, unë do përmendi një thënie të të madhit Faik Konica, e që thotë:
-Shqiptarët nuk ndahen në krishterë e muhamedan, por, ndahen në, patriot apo kombëtarë ku bëjnë pjesë edhe krishterë edhe muhamedan, dhe në grupin tjetër që nuk e them dot, ku bëjnë pjesë edhe në të”, andaj është koha të bashkohemi e jo të përçahemi”, tha Shefki Selami, organizator.
“Një porosi gjithë plisbardhëve. E shihni këtë flamur, shqiponjën, çka të shtojmë në të është e tepruiar, andaj edhe plisi i bardhë çka do shenje që ti vendosim nuk shkon, plisi duhet të jetë i pastër i bardhë. Ju përgëzoj për organizimin dhe mirë u takofshim”, u shpreh Ismet Krasniqi – Lala, Organizator i Ditës së Plisit në Kosovë.
Manifestimin edhe më shumë e zbukuruan poezitë, këngët e vallet e përgatitura nga përfaqësuesit e shoqatës “Pellazgët” të Tetovës, ndërsa kulmi i këtij manifestimi ishte shfaqja e përgatitur nga Ansambli “Ilirida” nga Shkupi./ Alsat.mk