Më datë 02.07.2025, në dy aksione të ndara të realizuara në orën 15:30 dhe 22:55, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë dhe Stacioni Policor Kamjan kanë privuar nga liria dy persona, A.E. (18) dhe një të mitur, të dy nga Tetova.
Veprimet policore janë ndërmarrë pas një kallëzimi të paraqitur nga një grua 37-vjeçare nga Tetova, e cila ka raportuar se në disa raste të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqim me dy vajzat e saj të mitura. Sipas denoncimit, ata gjithashtu kanë realizuar video-incizime me telefon celular dhe njërën nga të miturat e kanë detyruar të përfshihet në marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe pas dokumentimit të plotë, do të ngriten kallëzimet penale përkatëse ndaj personave të dyshuar.
“Prokurori publik është njoftuar dhe pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, shtojnë nga MPB.