Tensione në Myftininë e Tetovës, prezente edhe policia

1 Min. Leximi

Shkup, 31 janar – Mëngjesin e sotëm janë shkaktuar tensione në Myftininë e Tetovës, pasi myftiu i zgjedhur nga Bashkësia Fetare Islame, Selver Xhemaili tentoi të futet në objektin e Myftinisë, ndërsa ka hasur në rezistencë nga disa persona dhe ish-myftiu Qani Nesimi, përcjell TV21.

Të dy myftitë për momentin janë në polici.

- Advertisement -

Para objektit të Myftinisë së Tetovës vazhdojnë të qëndrojnë disa persona, ndërsa vërehen edhe forca të policisë.

Pritet që më vonë BFI dhe Myftinia e Tetovës të dalin me sqarime për situatën e krijuar mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë që javë më parë, BFI shkarkoi nga detyra e myftiut të Tetovës Qani Nesimin, i cili nuk u pajtua me vendimin dhe rastin e ka dërguar në organet gjyqësore.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull