Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmeSport

Te Shqipëria e vlerësojnë Gjeorgjinë, por synojnë tjetër fitore

Përditësimi i fundit: 2024/09/10 at 9:20 AM
Publikuar September 10, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur fjalë të mëdha për Gjeorgjinë, kundërshtaren e dytë në Ligën e Kombeve.

Por Sylvinho ka thënë se synimi i Shqipërisë është fitorja e radhës në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

- Reklamim -

Shqipëria të shtunën mposhti Ukrainën me rezultatin 2:1 në Pragë, kurse ndeshjen kundër Gjeorgjisë e luan të martën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Ndeshja nis në ora 20:45, ndërsa i takon Grupit 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

“Do të mundohemi të bëjmë paraqitje të mirë, kjo është e rëndësishme. Është grup i balancuar. Ukraina është skuadër e fortë, Çekia po ashtu e fortë, Gjeorgjia skuadër e fortë fizikisht dhe këtë e kemi parë. Çdo trajner përgatit ndeshjen për të fituar dhe nëse nuk arrin të fitojë, barazimi është ajo që kërkon. Nëse nuk e përgatit mirë ndeshjen, e humb. Do të jetë ndeshje e bukur, pasi të gjitha biletat janë shitur. Gjeorgjia është përfaqësuese e fortë. Por ne duam ta përfaqësojmë sa më mirë kombin shqiptar”, ka thënë Sylvinho.

Ai ka thënë se Gjeorgjia është rritur si kombëtare. Këtë gjeorgjianët, sipas teknikut brazilian, e kanë dëshmuar në ndeshjen kundër Çekisë dhe në Evropian. Gjeorgjia mposhti thellë 4:1 përfaqësuesen e Çekisë të shtunën.

Në evropianin “Gjermania 2024”, pos Gjeorgjisë u paraqit edhe Shqipëria, por u ndalë në fazën e grupeve.

“E kam parë ndeshjen e Gjeorgjisë me Çekinë, ishte ndeshje e vështirë. Grupi është shumë i balancuar. Ekipi që fiton ka një lloj avantazhi të rëndësishëm. Çdo ndeshje që ka rezultat të mirë të afron më tepër”, ka shtuar Sylvinho.

Shqipëria ka luajtur vetëm miqësore me Gjeorgjinë nga viti 2005 e tutje. Së fundi u përball në miqësoren e luajtur më 29 mars të vitit 2022, e cila pati përfunduar pa gola. Ishte një prej tri barazimeve ndaj Gjeorgjisë, ndërsa ka edhe dy humbje. Ndeshje kualifikuese së fundi kundër Gjeorgjisë ka luajtur në vitin 2005. E pati mposhtur 3:2. Ishte edhe fitorja e fundit e Shqipërisë kundër Gjeorgjisë.

“Është shumë e vështirë që të krahasosh ndeshjen e dy vjetëve më parë me situatën aktuale. Ka kaluar kohë, të dyja ekipet kanë ndryshuar shumë. Gjeorgjia është një skuadër shumë e përgatitur me një trajner shumë të mirë. Mund të them që do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Nuk mund të bëj një parashikim rezultati. Do të futemi në fushë për të bërë një ndeshje të mirë, besoj se do të jetë një ndeshje e bukur”, ka theksuar Sylvinho.

Sylvinho është pyetur edhe për sulmuesin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, të cilin e vlerëson lart.

“Bëhet fjalë për një lojtar shumë të madh, i fortë fizikisht, teknikisht i fortë. Çdo gjë që bën në fushë është e nivelit të lartë. Por përtej tij, kanë 4-5 lojtarë të shkëlqyer, nuk ua them emrat se e kam të vështirë, por janë lojtarë që i shoh prej një muaji. Kanë në mesfushë, një sulmues, një mbrojtës krahu, janë lojtarë që shtyjnë shumë në fushë, kanë lojtarë të nivelit teknik shumë të mirë”, thotë braziliani.

Në konferencë u paraqit edhe mesfushori, Kristjan Asllani. Ai tha se fitorja ndaj Ukrainës i takon të kaluarës.

“Të dyja skuadrat vijnë nga fitoret. Gjeorgjianët kanë arritur fitore me rezultat të thellë kundër një kundërshtari siç është Çekia. Besoj se ne do ta respektojmë kundërshtarin tonë, por nuk do të kemi frikë. Jemi të lumtur që kemi pas vetes shikuesit. I falënderojmë. Gjeorgjia ka skuadër të madhe, po rritet. E kemi parë edhe në Evropian dhe tani. Kemi zhvilluar përgatitje të mirë dhe ndeshjen ndaj Ukrainës duhet ta harrojmë, pasi i takon të kaluarës. Duhet të vazhdojmë tutje dhe të bëjmë pikë. Besoj se do të bëjmë pikë në këtë ndeshje”, ka thënë Asllani.

Ai ka theksuar se është përshtatur mirë në rolin te Shqipëria. Asllani thekson se Shqipëria synon ngritjen e nivelit në Ligën e Kombeve.

“Nuk e prisja të bëjë këtë ecuri. Ky viti i fundit ka qenë shumë i mirë për Shqipërinë, për gjithë shqiptarët. Kemi luajtur në Evropian. Por duhet të harrojmë Evropianin dhe të fokusohemi në ngritjen e Kombëtares, pasi tani e dimë të gjithë objektivin që kemi”, është shprehur Asllani, i cili debutoi dy vjet më parë me fanellën kuqezi në ndeshjen kundër Gjeorgjisë në “Air Albania”.

Ai thekson se synimi i madh i Shqipërisë është kualifikimi në Kupën e Botës të vitit 2026.

TOP Lajmet

Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor
Lajme
15,004 maturantë janë regjistruar për testim në provimet shtetërore, interesim i madh për gjuhën angleze
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 10 Shtator, 2024 September 10, 2024
Artikulli i mëparshëm Tirana mes 10 kryeqyteteve evropiane më të gjelbëruara, Veliaj: Vlerësim që e jep BE, ftojmë edhe opozitën në mbledhjen e pemëve
Artikulli tjetër Studimi i fundit vërteton se truri i adoleshentëve është plakur më shpejt gjatë pandemisë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Nikollovski: Nuk pres që Taravari të bashkëpunojë me BDI-në, do të bënte vetëvrasje politike

    3shi.net April 29, 2025
    DShA: pozicioni i Mickoskit është në përputhje me Marrëveshjen e Prespës
    Serbia kërkon hetime nga SHBA-ja dhe Rusia për topin zanor
    VLEN hap shtabin në Tetovë, Taravari: Tetova me porosi, ndryshimi VLEN!
    Ali Ahmeti shkon për ngushëllime në familjen e Haxhi Shalës
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025
    Lajme

    Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport

    May 17, 2025
    Lajme

    AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA

    May 17, 2025
    Lajme

    Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?