Kandidati për president i VLEN, Arben Taravari bëri të ditur disa nga bartësitë e listave të opozitës në njësitë zgjedhore.
Taravari tha se po diskutohet vetëm për bartësin për njësinë e 5 zgjedhore, që tha se do t’i takojë ASH-së.
“Bartës në zonën numër 1 është z.Izet Mexhiti, bartës në zonën 2 është z.Afrim Gashi, bartës në zonën zgjedhore 6 është Bilall Kasami, në 5 jemi duke bërë një anketë, do të jetë i ASH-së, besoj për 3-4 ditë, 5 ditë, do të iu informojmë”, u shpreh Taravari.