Taravari takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

1 Min. Leximi

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Facebook nga vetë Taravari, i cili tha se në takim ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani.

- Advertisement -

“Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të ASH-së Blerant Ramadani, kisha një takim vëllezëror me presidentin Bajram Begaj”, shkroi Taravari në rrjete sociale. /Zyrtare.net/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull