Taravari për vdekjen e vajzës 14 muajshe: Do kryhen hetime urgjentisht, nëse ka faj njerëzor, përgjegjësit do përgjigjen!

1 Min. Leximi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në rrjetin social facebook është deklaruar për rastin e vdekjes së vajzës 14-muajshe e cila humbi jetën në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.

Ai ka siguruar se hetimet do të kryhen urgjentisht dhe nëse konstatohet përgjegjësi njerëzore, ata do t’i kalojnë Drejtësisë.

- Advertisement -

“Jam në dijeni për largimin nga jeta të bebes 14 muajshe. Rasti më ka prekur shumë!
Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, siguroj të gjithë ata që si unë janë trishtuar realisht por edhe ata që paturpësisht përdorin fatkeqsi të tilla për pikë politike se;
Do të kryhen të gjitha hetimet urgjentisht!!!
Pa asnjë dyshim, në mënyrë absolute nëse ka faj njerëzor, përgjegjësit do t’i kalojnë Drejtësisë!”, shkroi Taravari në Facebook.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull