Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka shkruar sot në profilin e tij në Facebook se asnjëherë nuk ka pasur lakmi për pushtet pavarsisht se është shumë e vështirë t’i rezistosh atij. “Për mua politika ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një formulë shumë e thjeshtë: Çfarë po bëjmë për popullin dhe jo çfarë po bëjmë për veten dhe rrethin e ngushtë?!?!?!, ka shkruar Taravari.
“Ky ishte sistemi që kishte paralizuar shoqërinë tonë dhe ndaj kategorikisht nuk na lejohet ta përjetojmë!
Dhe sistemet nuk janë edhe aq çështje emrash, janë çështje grupimesh!
Ne mund të jemi emrat e njëjtë por duhet të ndryshojmë mentalitet, përndryshe do të biem sërish në qarkun e përfitimeve të pamerituara që më thjesht do të thotë:
Rehatojmë kurrizin tonë mbi kurrizin e popullit!”, ka shkruar Taravari. /SHENJA/
Taravari: Nuk e lakmoj pushtetin edhe pse është e vështirë t’i rezistosh atij!
