Në tetor ose nëntor pritet të shpaloset plani për ndërtimin e dy spitaleve, atë të Kërçovës dhe atë të Shtipit, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përcjell TV21. Ministri Taravari thotë se objektet do të lëshohen për përdorim, dy vjet pas fillimi të ndërtimit.
“Unë shpresoj dhe jam i sigurt që për herë të parë, vitin e ardhshëm do të fillojnë të ndërtohen dy spitale në të njëjtën kohë dhe maksimum 2 vjet pas fillimit të ndërtimit, do të lëshohen për përdorim”, pohoi Taravari.