Në vigjilje të zgjedhjeve lokale dhe marrëveshjes me Arben Taravarin, kanë shpërthyer pakënaqësitë brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.
Kësisoj më shumë duket se përsëri është aktivizuar “Grupi i Zjarrit” i cili u neutralizua pas ikjes së Grubit, njofton Gjurme.info.
Siç merr vesh portali jonë grupi i pakënaqur brenda BDI-së kryesohet përsëri nga Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti e në të cilën bëjnë pjesë edhe dega e Gostivarit po edhe ajo e Strugës.
Grupi i pakënaqur është kundër marrëveshjes BDI-Taravari dhe në të bëjnë pjesë edhe kandidatë për kryetar komunash.
Kundër janë sepse siç thonë, janë kundër marrëveshjes për shitje komunash sepse siç thonë në këtë mënyrë i jepet forcë nga forca e BDI-së një njeriu të papërshtatshëm siç është Taravari.