Arben Taravari nga koalicioni VLEN, ka përshëndetur deklaratën e Senatorit demokrat Berni Sanaders, i cili sot, doli në mbështetje të popullit palestinez dhe kundër masakrës që po ndodhë ndaj palestinezëve.
“Përshëndes me entuziazëm deklaratën e Senatorit demokrat Bernie Sanders, i cili sot ka dalë në mbështetje të popullit palestinez dhe kundër masakrës që po ndodh ndaj atyre njerëzve nga hakmarrja e ashpër e Netanjahut!
Kjo deklaratë që ka shokuar botën, është sipas meje E Drejtë-E Vërtetë-E Duhur!
Me Palestinën!”, ka shkruar Taravari.