Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, në tubimin qendror të VLEN-it në Tetovë, tha se që nga 24 prilli nuk kanë lënë derë pa trokitur për ta kërkuar votën e shqiptarit. Ai e dha besën se sapo ta formojnë qeverinë, do të vrapojnë edhe më shumë për të mirën e qytetarëve.
“Me besë premtoj se unë dhe ekipi i VLEN-it, kur ta bëjmë qeverinë tash së shpejti pas 2-3 ditëve, do të vrapojmë edhe më fuqishëm sesa në fushatë. Nuk do të rahatohemi në kolltuqe”, tha Arben Taravari.
Ai theksoi se Ali Ahmeti i ka bërë ofertë ai e refuzoi dhe e dëgjoi popullin, ndërsa disa ish-bashkëpartiakë të tij nuk mundën ta refuzojnë.
“Disa tradhëtarë mbeten vetëm me hijen e vetë”, tha Taravari.