Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njëherit edhe kandidat për president në zgjedhjet presidenciale në emisionin “KallxoPërnime” te gazetarja Jeta Xharra tha se dallimi mes tij dhe kundërkandidatit shqiptar do të jetë minimum 50 për qind më shumë.
“Unë jam i sigurt se, ne do të jemi minimum 50 për qind para kandidatit tjetër shqiptar”, u shpreh Taravari.
Sipas tij, anketat e fundit thonë se ai është shumë para kandidati të BDI-së , Bujar Osmani dhe me shumë gjasa në rreth të dytë, ndërsa nëse një shqiptar shkon në rreth të dytë, çdo parti shqiptare duhet ta mbështesë kandidatin shqiptar.
Taravari po ashtu sqaroi se si Aleancë për Shqiptarët, por edhe si VLEN nuk do të bashkëpunojnë me asnjë subjekt politik që do ta pengojë anëtarësimin në BE duke mos votuar ndryshimet kushtetuese.
“Kemi një marrëveshje mes partive politike shqiptare që nuk bëhemi pjesë e një Qeverie që nuk e vazhdon rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut”, tha Taravari.