Ministri i Shëndetësi dhe njiherit edhe njëri krerët e VLEN-it, Arben Taravari, për dallim nga krerët tjerë të koalicionit, thotë se nuk e ka problem që zgjedhjet lokale të mbahen bashkë me ato parlamentare. Megjithatë, ai tha se do të ketë ngjarje interesante këtë periudhë, dhe siç tha, do të shohin se partitë a do të kërkojnë zgjedhje pas Vitit të Ri.
“Në parim nuk ka asnjë për zgjedhje, por para 5 muajve kishim zgjedhje. Zgjedhje kemi edhe vitin e ardhshëm, në vitin 2025, por ata janë zgjedhje lokale, dhe në qoftë se kemi sot zgjedhje nuk ndryshon diçka bindshëm. Unë mendojë se do të ketë ngjarje interesante në këtë periudhë, kështu që t’ia lëmë kohës dhe të shohim se partitë a do të kërkojnë zgjedhje përsëri pas vitit të ri”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.