BDI ka vendosur të kandidojë me emër të vet në Gostivar, duke ia mbyllur derën Taravarit për të rikthyer qytetin që dikur e udhëhiqte. Burime të afërta flasin për një pakënaqësi të thellë brenda radhëve të ASH-së së Taravarit, ku aktivistët ndihen të tradhtuar, ndërsa vetë Taravari, i ulur simbolikisht në krye të listës së këshilltarëve, shihet më tepër si një dekor politik sesa një faktor vendimmarrës.
Gjendja është edhe më e tensionuar te kryetari aktual i Komunës, Valbon Limani, i cili shihet i anashkaluar dhe i papërfillur në pazaret e reja politike të Ali Ahmetit me liderin e tij. Fakti që BDI rikandidon me strukturat e veta në këtë qytet, tregon qartë: Ahmeti nuk i beson Taravarit, as njerëzve të tij.
Kjo lëvizje pritet të thellojë krizën e brendshme në ASH dhe të hapë përçarje të reja në kampin opozitar, që tashmë nuk di as vetë se kush është lider e kush figurant.